LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet meteori më i vjetër se Toka?

Zbulohet meteori më i vjetër se Toka?

Një grup shkencëtarësh australianë kanë gjetur një gurë të rëndë 1.7 kilogram, që besohet të ketë origjinën para 4.5 miliardë viteve. Dhe nëse vërtetohen këto supozime ky gurë do të jetë më i vjetër së Toka.

Ai është gjetur në një vend ku dikur ishte liqeni Ejrje, ndërsa sipas shkencëtarëve, ky është vetëm një nga 20 meteorët e gjetur në planetin tonë, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj se ky zbulim do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit diellor. Me fjalë tjera, nëse arrijmë të përcaktojmë se nga ka ardhur ky meteor, lehtësisht mund të përcaktojmë edhe krijimin e tij. Në bazë të rezultateve do të përpiqemi të përgjigjemi disa çështjeve të pazgjidhura që lidhen me formimin e sistemit diellor”, ka deklaruar Robert Hovey, njëri nga studiuesit.

Sipas Hovey, që nga 27 nëntori i vitit të kaluar ata kishin përcjellë një meteor prej 80 kilogramë që po hynte në atmosferën e Tokës dhe që po lëvizte me shpejtësi prej 14 kilometra për sekondë.


Pas kësaj, shkencëtarët janë munduar të gjejnë vendin e mundshëm të përplasjes në një diametër prej një kilometri.

Megjithatë, meteorin kanë arritur ta gjejnë vetëm tri pasi kishte rënë në tokë.

Hovey beson se zbulimi i tyre është më i rëndësishëm, pasi NASA shpenzon miliarda dollarë për të marrë mostrat e asteroideve dhe natyrisht se këtë e kanë arritur me ndihmën e video-kamerave të instaluara në tokë. /Telegrafi/