LAJMI I FUNDIT:

Tani edhe droni që mund të përdoret si taksi (Video)

Tani edhe droni që mund të përdoret si taksi (Video)

Kompania kineze Ehang, pretendon se është kompania e parë në botë që ka prodhuar dronin për transportimin e pasagjerëve.

Në një video të prezantuar nga kompania, shfaqet një dron në formë të një helikopteri të vogël, por me katër helika të cilat sillen paralelisht me tokën në një konfiguracion të ngjashëm me dronët tjerë, transmeton Telegrafi.

Motorit elektrik të dronit i nevojiten vetëm dy orë që të mbushet plotësisht, kurse mund të bartë peshë deri ne 100 kilogram dhe të fluturojë për 23 minuta.

Në kabinën e tij mund të qëndrojë një person me një çantë të vogël të shpinës, por aty janë edhe sistemit i aklimatizimit si dhe dritat për lexim.


Kompania kineze ka bërë të ditur se pas përcaktimit të fluturimit, pilotit apo udhëtarit i duhet të japë vetëm dy komanda, njërën për fluturim dhe tjetrën për aterrim, dhe e gjithë kjo punë mund të kryhet me një klik në tablet.

Ky dronë është i projektuar që të jetë në gjendje të fluturojë në një lartësi mes 300-500 metra mbi tokë, dhe të udhëtojë deri ne 3.5 kilometra me shpejtësi maksimale prej 100 kilometra në orë.

Shang Hsiao, bashkëthemelues dhe zyrtari kryesor financiar, ka deklaruar se shpreson që gjatë këtij viti të shesë këtë fluturake për 200.000 deri në 300.000 dollarë.

Ndërkaq, Derik Xiong, shef i marketingut në këtë kompani, ka njoftuar se kjo fluturake është testuar mbi 100 herë nëpër lartësi të ulëta në zona malore të Guangzhout, por edhe shumë herë më pasagjerë brenda. /Telegrafi/