LAJMI I FUNDIT:

Mbytën pulëbardhën me fishekzjarrin e lidhur për qafe (Video)

Mbytën pulëbardhën me fishekzjarrin e lidhur për qafe (Video)

Policia në Sardinia të Italisë, i ka arrestuar dy peshkatarë, që e mbytën një pulëbardhë, me një fishekzjarr në qafë.

Me të zënë shpendin, ata i kanë lidhur një fishekzjarr, të cilën e ndezin, teksa e lëshojnë pulëbardhën në fluturim.

Burrat që mbesin në barkë, qeshnin histerishkisht, kur shohin pulëbardhën që bie në ujë e ngordhur, si pasojë e shpërthimit të mjetit piroteknik.

Këtë video ata e kanë plasuar në Facebook, ku kanë marrë shumë komente negative dhe sharje.


Pasi është parë nga Policia, peshkatarët janë arrestuar shpejtë, ndërsa mbi ta rrëndon akuza për mizori mbi kafshët, që është e dënueshme deri në dy vjet burg. /Telegrafi/