LAJMI I FUNDIT:

Parisi than kanalin ikonik pas 15 vjetësh, ja çfarë gjejnë (Foto)

Parisi than kanalin ikonik pas 15 vjetësh, ja çfarë gjejnë (Foto)

Për herë të parë pas 15 vjetësh, Parisi ka tharë një kanal ikonik, nga i cili u zbuluan një sërë objektesh të çuditshme.

Kanali “Saint Martin” ndodhet në zemrën e kryeqytetit të Francës, në një zonë e cila vitet e fundit ka ngritur reputacionin si një nga krahinat më të veçanta dhe moderne.

Herën e fundit që u tha kanali, në vitin 2001, midis 40 tonë mbeturinash u gjetën biçikleta, motorë, monedha ari, karrige me rrota, predha që i përkisnin të Luftës së Parë Botërore, si dhe një makinë. Banorët fajësojnë valën e madhe të popullsisë për objektet e pabesueshme që kanë dalë në sipërfaqen e kanalit.

Ndërkohë që gjatë “zbrazjes” së 90 mijë metrave kub ujë ditën e sotme, skuadra e pastrimit zbuloi një pistoletë që më pas iu dorëzua policisë.


Riparimi i kanalit, i cili do të qëndrojë i tharë për 3 muaj, do t’i kushtojë qytetit francez 9.5 milionë euro.