LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet safiri gjigant që kushton 164 milionë euro

Zbulohet safiri gjigant që kushton 164 milionë euro

Në Ratnapura të Shri Lankës, është gjetur një gur gjigant safiri, që peshon 1,404 karatë.

Ky gur i kaltër është gjetur në të ashtuquajturin “Qyteti i Perlave”, për shkak se është i mbushur me gurë të çmuar, transmeton Telegrafi. Mirëpo, ky është guri më i madh i safirit i gjetur ndonjëherë.

Gjetësi i gurit, që pritet të shitet deri në 164 milionë euro, mbetet i paemëruar.

Sipas ekspertëve, ky gur është shumë i madh për stoli, por duhet të mbahet në muze. /Telegrafi/