LAJMI I FUNDIT:

Angazhoi 1,407 taksi, për t’i kërkuar falje të dashurës që e tradhtoi

Angazhoi 1,407 taksi, për t’i kërkuar falje të dashurës që e tradhtoi

Në Sichuan të Kinës, një burrë ka gjetur një mënyrë të veçantë, për t’i kërkuar falje të dashurës, të cilën e tradhtoi.

Për tri ditë me radhë, ai angazhoi 1,407 taksi, në ekranin e të cilëve, shkroi: “E dashur, të lutem më fal”.

Këto taksi që kalonin nëpër qytet, ngjallën vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët i plasuan fotografitë, në rrjete sociale.

Burri që mbetet i paemëruar, ka shpenzuar afro pesëmijë euro, që të vë mesazhin, në hapësirën e sponsorizuar sipër taksive.


Nuk bëhet e ditur, nëse të dashurën të cilën e tradhtoi, arriti ta kthej prapa. /Telegrafi/