LAJMI I FUNDIT:

Statujë 36 metërshe për ish-liderin komunist

Statujë 36 metërshe për ish-liderin komunist

Në fshatin Zhushigang, që ndodhet në provincën Henan të Kinës, banorët kanë vendosur, të ngrehin një statujë, vetëm koka e së cilës, është sa një ndërtesë dy katesh.

Mao Zedong i cili e udhëhoqi vendin, për tri dekada, kësaj radhe vjen në Kinë, i ngrirë në bronz.

Kjo statujë e gjatë 36-metra, e paraqet ish liderin komunist, të ulur në karrige.

Afro tre milion Youan, janë shpenzuar për këtë statujë, që është ekuivalenti i gjysmë milioni euro.


Prej nëntë muajsh po bëhen punim, që ta “kthejnë” Maon, e së fundmi, duket se statuja është gati. /Telegrafi/