LAJMI I FUNDIT:

Ndezi shkrepës, teksa po mbushte veturën me benzinë (Video)

Ndezi shkrepës, teksa po mbushte veturën me benzinë (Video)

Ky është momenti bizar, kur një grua në Rusi që po e mbushte veturën me benzinë, ndezi shkrepës në kapakun e rezervuarit.

Është e paqartë, nëse kjo grua dëshironte të shikonte nëse rezervuari është i zbrazur, apo të shkrinte hapësirën për të zbrazur benzinën.

Me të marrë flakë gypi i pompës, ajo e largon atë dhe përpiqet të shuaj flakët.

Në Sergut të Siberisë, ku është regjistruar kjo ngjarje, temperatura bie deri në minus 33 gradë Celsius.


Por, sa do që të jetë ftohtë, mos provoni të ndizni shkrepës në një pompë derivatesh. /Telegrafi/