LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e tij e kishte humbur kujtesën, çfarë ka bërë ai është e mahnitshme (Foto)

Gruaja e tij e kishte humbur kujtesën, çfarë ka bërë ai është e mahnitshme (Foto)

Jeremy dhe Justice Stamper kishin filluar të takoheshin në shkollë të mesme dhe qysh atëherë janë bashkë.

Gjatë gushtit të vitit të kaluar çifti ishte martuar. “Ne ishim në maje të botës, të porsamartuar dhe me jetën para nesh”, thotë Jeremy, transmeton lajmi.net.

Por, vetëm 19 ditë pas dasmës, Justice kishte pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë kohës kur po shkonte ta takoj burrin e saj.


Pas shumë orëve të terapive, ajo tani është më mirë. Por, një muaj pas aksidentit ajo ia kishte thyer zemrën burrit të saj me rrëfimet e saja.

“Nuk dua që ti të zemërohesh… por unë nuk e mbaj mend dasmën tonë”, i kishte thënë ajo burrit të saj.

Justice nuk mund të mbante mend 5 javët e fundit para aksidentit, gjë e cila e përfshinte edhe ceremoninë e bukur të dasmës së tyre, raporton lajmi.net.

Me shpresën se do i ktheheshin kujtimet e asaj dite, Justice kishte shikuar fotografitë e dasmës çdo ditë, por asaj nuk iu kujtohej asgjë.

“Unë e shikoj se si më kishte shikuar ai gjatë ceremonisë dhe do bëja çmos që ta kujtoja se si jam ndjerë”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Jeremy pastaj kishte vendosur se duhej të bënte diçka rreth kësaj situate.

“Isha zemërthyer, dhe në çast i kam thënë se do e bëja prapë të gjithën për atë”, kishte thënë ai.

Historia e këtij çifti shumë shpejtë ishte shpërndarë nëpër mediat vendase e botërore, gjë që kishte bërë që shumë kompani të dhurojnë shuma për fotografitë, tortën e dasmës e gjithçka tjetër.

Ata tani janë duke planifikuar që ta bëjnë dasmën e tyre të dytë në përvjetorin e parë të dasmës së tyre, me 1 gusht të vitit 2016.