LAJMI I FUNDIT:

Shkakton tollovi në trafik, pasi e zë burrin në veturë me dashnore (Video)

Shkakton tollovi në trafik, pasi e zë burrin në veturë me dashnore (Video)

Në Ibague të Kolumbisë, një grua ka shkaktuar tollovi në trafik, pasi e ka zënë burrin e saj, duke u vozitur me dashnore.

Adalia Brinez, ka dalë para veturë dhe nuk e ka lejuar Luis Alberto Diaz të lëvizë, sepse e ka zënë duke e tradhtuar.

Gruaja e mllefosur, e ka qëlluar me shuplakë pjesën e përparme të veturës, ndërsa më vonë e ka marrë edhe një shkop.

“Nxjerre atë fëlliqësirë jashtë”, ka thënë Brinez, duke e bërë të qartë, se veturën e ka blerë vet.


Me trafik të bllokuar dhe shumë njerëz përreth, Policia është dashur të intervenoi, për të nxjerrë dashnoren e Diaz jashtë veturës, për të qetësuar situatën. /Telegrafi/