LAJMI I FUNDIT:

Policët duke fjetur gjatë orarit të punës, në veturën e parkuar në vend të ndaluar

Policët duke fjetur gjatë orarit të punës, në veturën e parkuar në vend të ndaluar

Në Sidcup të Londrës, dy policë që po patrullonin gjatë turnit të natës, i ka zënë gjumi, ndërsa veturën në të cilën gjendeshin, ata e kanë parkuar në një vend të ndaluar.

Kalimtarët e rastit, kanë thënë se vetura ka qenë e ndezur gjatë tërë kohës, mbase për t’i mbajtur nxehtë.

Sipas The Sun, kalimtarët i kanë trokitur në dritare për t’i zgjuar, por më kot.

Nuk dihet sa ka zgjatur gjumi i këtyre policëve, që nuk kanë mundur t’i rezistojnë gjumit. /Telegrafi/