LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i kazinosë me teknikë të veçantë për të vjedhur në poker (Foto)

Punonjësi i kazinosë me teknikë të veçantë për të vjedhur në poker (Foto)

Në një kazino në Londër, punonjësi i tavolinës ku luhet poker, ka krijuar një teknikë të posaçme për të vjedhur monedhat të njohura si “çipa”.

Ekipi i vëzhgimit, e kanë kontrolluar për disa muaj, derisa e kanë gjetur se ai i fuste ato në një xhep të fshehtë, i cili ishte i lidhur për çorape.

Burri nga Rumania që mbetet i paemëruar, këto monedha ia jepte një punonjëse tjetër kur dilnin përjashta për të pirë duhan, transmeton Telegrafi.

Mirëmbajtës dhe drejtues të kazinosë kishin vërejtur një aktivitet të pazakontë që ndodhte tek reparti i pokerit, derisa dyshimet kanë dërguar tek burri në fjalë.


Pasi atij i është bërë një kontroll i befasishëm, i janë gjetur “çipat” në çorape, ku ishte i lidhur një gyp i pëlhurës nga xhepi i fshehtë në pantallona.

Me t’i bastisur banesën, atij i janë gjetur 12,000 funte, që besohet se janë para nga shkëmbimi i çipave të pokerit, por besohet se ai ka një pasuri shumë të madhe nga ky mashtrim që bënte.

Policia e ka konfirmuar rastin, por ai nuk është arrestuar apo ndaluar. /Telegrafi/