LAJMI I FUNDIT:

Ndodh vetëm në Rusi: I vdekuri “ringjallet” dhe shkon të pijë vodka me shokët

Ndodh vetëm në Rusi: I vdekuri “ringjallet” dhe shkon të pijë vodka me shokët

Të zgjohesh në morg pasi deklarohesh i vdekur, e më pas të shkosh sërish në klub të pish vodka. Ndodh në Rusi me një rus që kishte pirë aq shumë sa u raportua gabimisht i vdekur në vendngjarje.

Gazeta lokale “Khasanskiye Vesti”, shkruan se miqtë e tij thirrën një ambulancë dhe personeli mjekësor me ngut e deklaroi si të vdekur duke e dërguar në morg.

Megjithatë, rusi u kthye në jetë, duke e gjetur veten në një frigorifer morgu.

“Atë natë morgu ishte i mbushur në kapacitetin e tij, trupat nuk ishin vetëm në rafte, por edhe në dyshemenë e dhomës frigorifer, ku ishte vendosur edhe personi në fjalë”, i tha gazetës Aleksey Stoyev, një zëdhënës i policisë.


Ai filloi të ulërinte për ndihmë dhe të trokasë në derë.

Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e rojeve të morgut, të cilët raportuan te mjekët. Ndërsa, këta të fundit njoftuan policinë, raporton gazeta.

Hapja e derës nga policia bëri që ata të takohen me njeriun e “ringjallur”, që në panik doli nga dhoma, thuhet në raportin e policisë, të cilët pasi e kishin marrë atë në pyetje e kishin liruar.

Ai u kthye në vendin e ahengut, ku gjeti shokët e tij ende të dehur. Madje personi që i hapi derën e klubit ishte tronditur dhe i kishte rënë të fikët, shkruan gazeta lokale. Por shoqëria nuk të lë në baltë kurrë. Ata iu kthyen sërish festës, për të festuar rikthimin në jetë të shokut të tyre.