LAJMI I FUNDIT:

Binjakët që lindën në vite të ndryshme

Binjakët që lindën në vite të ndryshme

Ndonëse ata janë binjakë, kanë lindur në vite të ndryshme. Kjo ngjarje e rrallë, e cila në fakt bën diferencën e binjakëve me dy minuta, ka çuditur edhe vetë mjekët. Ky rast ka ndodhur në një spital të San Diegos.

Një grua ka sjellë në jetë vajzën në minutën e fundit të vitit 2015, ndërsa dy minuta më pas, që korrespondonte me vitin 2016, ka lindur edhe djalin.

Mjekët e spitalit kanë thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në spitalin e tyre. Fëmijët është dashur të lindin në 6 janar në lindje cezariane, por kanë lindur në mënyrë normale. Djali është edhe fëmija i parë i vitit 2016 në San Diego. /albeu/