LAJMI I FUNDIT:

Kë do ta largonit nga viti 2016? (Video)

Kë do ta largonit nga viti 2016? (Video)

Në Leeds të Britanisë së Madhe, është zhvilluar një anketë me qytetarë, për të parë se kë do të largonin nga viti 2016, për të pasur një jetë më të mirë.

Pretendenti për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, janë personat që më së shumti kërkohen të hiqen, transmeton Telegrafi.

Qytetarët i konsiderojnë këta të dy si të papërshtatshëm, për të qenë në pozita udhëheqëse.

Derisa një vajzë thotë se do ta hiqte këngëtaren Cheryl Cole, është një tjetër që kërkon ta largojë drejtuesin e Mançesterit, Louise Van Gaal.


Sa i përket këngëtarit Justin Bieber, dy miq janë të ndarë – me njërin që e urren dhe tjetrin që e adhuron. /Telegrafi/

Worst Person Of The Year

We asked people 'Who would you remove from 2016?'

Posted by UNILAD on Friday, January 1, 2016