LAJMI I FUNDIT:

Nuk është për ta parë çdokush: Çiklisti përplaset me trenin që po lëvizte 140 km/h (Video)

Nuk është për ta parë çdokush: Çiklisti përplaset me trenin që po lëvizte 140 km/h (Video)

Para së gjithash duam t’iu tërheqim vëmendjen rreth përmbajtjes së kësaj videoje. Megjithatë, do të ishte mirë për ta parë atë, ndoshta për të mësuar për pasojat e pakujdesisë.

Çiklisti, sipas asaj që shkruhet, ose ndoshta e ka vlerësuar dobët largësinë, ose nuk e ka parë fare trenin, kur ai u përpoq të kalonte hekurudhën, me gjithë dritën e kuqe të ndezur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Poloni dhe shpejtësia e trenit ishte në mes 120 dhe 140 km/h.

Pasi e gjitha kishte kaluar vetëm me dëmtime të lehta, 26 vjeçari ishte dashur të paguante një gjobë për kalimin në dritë të kuqe. /Telegrafi/