LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë përngjajnë! Studentja nga Irlanda takon “binjaken” e saj online (Foto/Video)

Sa shumë përngjajnë! Studentja nga Irlanda takon “binjaken” e saj online (Foto/Video)

Në muajt e fundit është bërë trend që njerëzit të zbulojnë njerëzit që përngjajnë shumë ndërmjet vete: dy djem me mjekër u takuan rastësisht në një aeroplan, dy vajza që u takuan rastësisht gjatë studimeve në Gjermani.

Dhe tani kemi edhe një rast të tillë. Kemi Sara nga Suedia dhe Shannon, studente nga Irlanda – dy vajza nga vende të ndryshme të cilat zbuluan ngjashmërinë e tyre, pasi ato postuan profilet e tyre në rrjetin “Të huajt binjakë”, transmeton Telegrafi.

Kështu ato ishin veshur njëjtë, duke bërë edhe një “makeup” dhe stil të njëjtë të flokëve.

"Miqtë e mi në fakt mendonin se në fotografinë e Shannon isha unë", ka thënë Sara, kur përshkruan momentin kur ajo zbuloi “binjaken” e saj.


Pasi ato ishin lidhur në internet, Sara udhëtoi për në Dublin për të takuar Shannon personalisht.

"I dhashë asaj një përqafim dhe pastaj ne vetëm qëndronim duke menduar ‘O Zot im, kjo është aq e çuditshme’", ka rrëfyer Shannon.

"Hundët tona, sytë tanë… ne kemi veshët e njëjtë … buzët, shprehjet, buzëqeshjen… kjo është vërtetë e çuditshme", ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
Kalo në kategori