LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, 5 muaj burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks

Tiranë, 5 muaj burg 33-vjeçarit, nuk dilte nga krevati pa bërë seks

Julian C., një 33-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata duke e dënuar me 5 muaj e 10 ditë burgim, pasi ka hyrë në banesën e ish-të fejuarës së tij J.S, duke i thënë kësaj të fundit se nuk dilte nga shtëpia pa kryer mardhënie seksuale me të.

I pandehuri ka pasur një histori dashurie me vajzën dhe më pas janë fejuar, por pas disa vitesh ata janë ndarë.

Kjo krisje ka sjellë reagimin e dhunshëm të Julian C., i cili në 1 korrik të 2015 rreth orës 9 të mëngjesit ka hyrë pa paralajmërim në banesën e shtetases J.S.

Kjo e fundit ka qënë në shtëpinë e saj duke fjetur dhe ka dëgjuar kërcitjen e derës së dhomës së gjumit.


Vajza është zgjuar e trembur dhe shikon që në dhomën e gjumit të saj kishte hyrë ish i fejuari i saj Julian C. E ka pyetur se çfarë kërkonte dhe i ka kërkuar të dalë jashtë, por ai i ka hyrë në krevat ku dhe i tha se nuk del nga shtëpia pa kryer marrëdhënie seksuale me të.

J.S. i ka thënë të dalë nga shtëpia se është turp pasi midis tyre kishte përfunduar gjithçka, por ai nuk pranonte të dilte dhe ka tentuar t’i hiqte rrobat.

Ajo e ka kundërshtuar me forcë duke e çjerrur nga fytyra dhe në një momet është shkëputur nga ai dhe ka marrë një thikë në dorë, duke i thënë se do ta qëllonte, ndaj të dilte nga shtëpia, por ai nuk pranonte duke i thënë se: “…po deshe më qëllo se unë nuk dal pa bërë seks me ty…”.

Në një moment Juliani ka shkuar në banjo dhe ajo ka hapur derën e shtëpisë, pasi ai e kishte mbyllur me shul nga brenda, ka dalë në oborr dhe e ka pritur përjashta.

Juliani ka dalë përjashta dhe i ka thënë që të mos i tregonte kujt se çfarë ka ndodhur dhe kishte kërkuar që ta puthe edhe një here, si dhe e kishte porositur që të mos i tregonte njeriu se ai ishte aty.

Vajza ka pohuar që të largohet dhe nuk ka shkuar për ta denoncuar pasi nuk donte të ngatërronte xhaxhallarët dhe vëllezërit në konflikt, pasi prindërit nuk i ka.

Ndërkohë pak ditë më pas, teksa J.S. ishte duke pushuar në Dhërmi, Julian C. i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë kërkonte aty, duke e goditur me shuplakë dhe marrë telefonin. Fill pas kësaj ngjarje e dëmtuara ka depozituar kallëzim penal kundër ish-të fejuarit për akuzën e “Përndjekjes”.

J.S. ka sqaruar në polici se ka rreth një muaj e gjysëm që përndiqet në mënyrë sistematike nga ana e shtetasit Julian C. Ka qenë prej 10 vjetësh e fejuar me shtetasin Julian C.

Ka rreth një muaj e gjysëm që kjo shtetase është ndarë me Julianin pasi kishin shumë mosmarrëveshje. Për këtë ndarje janë vënë në dijeni të dy familjet e tyre dhe çdo gjë është bërë me pëlqimin e familjeve.

I vetmi që nuk e pranoi këtë ndarje ishte Juliani, i cili që nga dita që janë ndarë ky person e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme duke e marrë shpesh në telefon, si dhe duke i dërguar një pafundësi sms ku pjesën më të madhe ajo nuk i ka lexuar fare pasi i fshinte sapo i vinte sms. Gjatë kësaj kohe shtetasi Julian C, i shkonte çdo ditë tek stacioni i autobuzit duke e ndjekur nga prapa me kë shkonte tek puna kush e shoqëronte dhe me kë pinte kafe./Shqiptarja.com/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
Kalo në kategori