LAJMI I FUNDIT:

Nga llulla që fsheh një radio, deri tek dollari i argjendtë: Ja pajisjet e spiunazhit që ka përdorur CIA (Foto)

Nga llulla që fsheh një radio, deri tek dollari i argjendtë: Ja pajisjet e spiunazhit që ka përdorur CIA (Foto)

Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku disa pajisje për komunikimin e mirëfilltë, sidomos të tyre.

Lulla ma radiomarrëse

Kjo llullë burrash nga vitet 1960 fsheh një radiomarrëse. Tingulli udhëton nga llulla përmes kockës së nofullës, drejt e tek kanali i veshit.


Një kamera brenda një pakete me cigare

Një film në miniaturë 33mm Tessina mund të futet brenda kësaj pakete cigaresh “Parliament”. Cia zgjodhi një Tessina sepse ishte një prej kamerave më të vogla dhe të qeta në vitet 1960.

Pëllumbi korrier

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, operativët ua lidhnin pëllumbave këto kamera shumë të lehta. Teksa zogu fluturonte mbi shënjestra, ai bënte qindra fotografi. Pamjet ishin me më shumë detaje se ato të avionëve, sepse pëllumbat fluturojnë shumë më poshtë. Fatkeqësisht, fotografitë e pëllumbave janë ende të klasifikuara.

Insektotopteri

Një mikrofon me përmasë rruaze fshihet në kokën e kësaj pilivese të rreme. Duke përdorur një minimotorr, ajo fluturon 650 këmbë brenda 60 sekondave, me telekomandë. Krahu i gjerë i lejonte të ngrihej kollaj në fluturim, por CIA nuk e kontrollonte dot as kur kishte erëra të lehta, 5 milje në orë. Ndonëse CIA asnjëherë nuk e përdori, ajo përfaqëson insektin e parë për survejim në 1970.

Gozhda me materiale spiunësh

Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku këtë mbajtëse shumë të hollë për filma dhe dokumente, në vitet 1960. Operativët e shtynin gozhdën në tokë në një vend të paramenduar, dhe një tjetër agjent e merrte më vonë, duke eliminuar nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë.

Pajisje për të pikasur furacakë

E projektuar për t’u shkrirë me dheun, kjo pajisje e epokës së Luftës së Ftohtë i pikas armiqtë nga 1000 këmbë larg. Sapo ndien një dridhje, një antenë e brendshme transmeton një paralajmërim drejt CIA-s përmes sinjaleve radio.

Një kuti pudri e koduar

Duke e anuar pasqyrën në këndin e duhur, kjo kuti pudre zbulon një kod të fshehtë.

Një busull me lente e ushtrisë amerikane

Ndryshe nga busullat normale, kjo busull me lente ka në pjesën e pasme një lente zmadhuese. Tejet e saktë, ushtria e SHBA e ka përdorur që nga vitet 1950. Ka një kuti alumini, lente zmadhuese si dhe një dritë për natën.

Charlie, peshku robot

Në vitet 1990, CIA krijoi Charlien, për të marrë sinjale nënujorë nga anijet e armikut. Kontrolluar me telekomandë, peshku ka një mikrofon në trup dhe një sistem shtytjeje në bisht.

Turjela e dorës

Duke përdorur këta mjete, agjentët shponin vrima në muret me tulla për të fshehur mikrofonë përgjues në fundin e viteve 1950. Për ta përdorur, ata e mbanin bazën e pajisjes në stomak ndërkohë që me dorë shponin vrimën me turjelë.

Dollari i argjendtë

Mund të duket si një dollar normal i argjendtë, por është mbajtëse që mund të mbajë mesazhe ose filma. Duke qenë se duket se “monedha xhepi”, agjentët mund ta shkëmbenin pa tërhequr vëmendjen. /Bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
Kalo në kategori