LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet vetëm 4.5 milionë telefona Lumia

Microsoft shet vetëm 4.5 milionë telefona Lumia

Microsoft së fundmi ka publikuar rezultatet financiare, në të cilat ka përfshirë edhe disa shifra për shitjet e telefonave të saj që bazohen në Windows Phone.

Por gjendja nuk duket mirë për pajisjet Windows Phone pasiqë kompania amerikane ka arritur të shesë vetëm 4.5 milionë njësi për tremujorin e fundit, dhe kjo është një rënie nga 10.5 milionë njësi për periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Microsoft dhe Nokia kanë shitur një total prej 110 milionë telefonave në Windows Phones që nga koha kur Nokia ka filluar shitjet e pajisjeve në Windows.

Në anën tjetër, iOS dhe Android kanë shitur 4.5 miliardë njësi të telefonave për periudhën e njëjtë.


Microsoft së fundmi ka lansuar Lumia 950 dhe Lumia 950 XL, por me sa duket as këto dy modele nuk kanë arritur t’i rrisin shitjet e telefonave të linjës Lumia.

Microsoft tani është duke e bërë gati Surface Phone, por mbetet të shihet nëse edhe ky model do të arrijë të ketë sukses për kompaninë amerikane. (Telegrafi)