LAJMI I FUNDIT:

Koncept: Ja si mund të duket iPhone 7

Koncept: Ja si mund të duket iPhone 7

Thashethemet e shumta për iPhone 7 kanë filluar tashmë, dhe deri më tani kemi parë disa koncepte të modelit më të ri të telefonit të Apple, siç e kanë paramenduar shumë dizajnerë.

Por tani kanë rrjedhur edhe disa fotografi dhe koncepte të reja të iPhone 7 me një parashikim të iOS 10.

Koncepti i fundit i iPhone 7 nuk tenton ta shfaq vetëm dizajnin, por edhe përvojën me softuerin e ri të iOS 10.

Edhe pse detajet për karakteristikat harduerike dhe ato të softuerit nuk do të zyrtarizohen deri para lansimit të pajisjes, tashmë është e sigurtë se iPhone 7 do të bazohet në iOS 10.


Në konceptin më të ri shihet se ekrani i iPhone 7 është menduar të jetë pa korniza, me ekran të përdorshëm në çdo skaj, gjë të cilën besohet se përdoruesit e iPhone do ta pëlqenin.

Ky version i menduar i iPhone 7 vjen me procesorin Apple A10, ko-procesorin M10, ekranin me diagonalen prej 5.4-inç në OLED me 2048 x 1048 piksel, bashkë me portin USB Type C dhe dëgjueset Dolby Surround.