LAJMI I FUNDIT:

Huawei Honor 5X në Evropë nga 4 shkurti

Huawei Honor 5X në Evropë nga 4 shkurti

Huawei Honor 5X ka vendosur për të hyrë në tregun e SHBA-ve në fund të këtij muaji, por telefoni i segmentit mesatar është gjithashtu rrugës për në brigjet evropiane në javët e ardhshme.

Huawei Honor 5X është regjistruar tashmë në Vmall – dyqanin online të kompanisë, edhe pse ende nuk ka ndonjë çmim të bashkangjitur në këtë moment.

Sa për lansimin, thuhet se Huawei Honor 5X do të fillojë të shitet në Evropë më 4 shkurt.

Honor 5X vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5-inç, rezolucionin 1920 x 1080 piksel, procesorin Snapdragon 615 me 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme së bashku me një port për microSD për zgjerim të hapësirës.


Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën kryesore me 13MP, 5MP kamera frontale, bateria me 3,000 mAh dhe Android 5.1 Lollipop si sistemin e saj operativ.

Kompania ka thënë se telefoni do ta marrë Android 6.0 në muajt e ardhshëm, por nuk ka asnjë datë të saktë rreth kësaj për momentin. (Telegrafi)