LAJMI I FUNDIT:

Lumia 650 lansohet më 1 shkurt?

Lumia 650 lansohet më 1 shkurt?

Microsoft Lumia 650, i cili ka qenë subjekt i disa thashethemeve dhe rrjedhjet deri më tani, do të bëhet zyrtar në fillim të muajit të ardhshëm – më 1 shkurt më saktë, thuhet sipas një raporti të ri.

Lansimi i këtij modeli thuhet se ka gjasa të jetë pa shumë bujë, por që në datën e prezantimit do të bëhen të ditura të gjitha detajet e këtij modeli të ri të telefonit, duke përfshirë çmimet dhe disponueshmërinë e saj.

Përveç kësaj, raporti vë në dukje se prodhimi i Lumia 750 dhe 850 është anuluar, dhe nuk ka shumë pritje për pajisje të reja nga Microsoft në Kongresin Botëror Mobil të këtij viti.

Lumia 650 me sa duket do të jetë telefoni i parë dhe i fundit i linjës Lumia për 2016 – bashkë me modelin e përfolur Surface Phone, për të cilin është thënë se është rrugës për lansim, gjithashtu.


Sa për çmimin e Lumia 650, një rrjedhje online e kohëve të fundit nga Evropa zbuloi se telefoni i ri që bazohet në Windows 10 do të fillojë të shitet për një çmim prej rreth 222 dollarësh.