LAJMI I FUNDIT:

Blackberry nuk do ta shuajë BB10!

Blackberry nuk do ta shuajë BB10!

Javën e kaluar, Blackberry deklaroi se telefonat e rinj që do t’i lansojë këtë vit do të bazohen në sistemin operativ të Google, Android.

Kjo deklaratë e kompanisë kanadeze ka bërë që të fillojnë spekulimet për shuarjen e mundshme të platformës së saj mobile, BlackBerry 10 OS.

BlackBerry tani ka postuar disa detaje të reja në BlackBerry Blog lidhur me planet e saj për BlackBerry 10 OS në 2016.
Kompania gjithashtu e ka konfirmuar se ata janë duke punuar në një model të ri të BlackBerry në Android.

Më saktë, kompania ka thënë se Blackberry do të lansojë modelet e reja në Android këtë vit, por sërish nuk pritet ndonjë model në BB10 nga kompania në vitin 2016.