LAJMI I FUNDIT:

Microsoft “shfaq” Lumia 650

Microsoft “shfaq” Lumia 650

Në njëë foto që është postuar së fundmi në internet shihet modeli më i ri i telefonit, që spekulohet të jetë pajisja e re nga Microsoft, Lumia 650.

Në foton e publikuar shihen edhe specifikat e pajisjes së ardhshme të Microsoft.

Ndër detajet kryesore që pritet të ketë Lumia 650 pritet të jenë ekrani me diagonalen prej 5” me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Më pas, Lumia 650 poashtu do të posedojë procesorin Qualcomm Snapdragon 210, RAM memorie prej 1 GB dhe bateri prej 2000 mAh.


Lumia 650 pritet të vijë edhe me dy kamera, prej 8 dhe 10 megapiksel. Megjithatë, informatat për datën e lansimit të kësaj pajisje ende nuk janë bërë të ditura. (Telegrafi)