LAJMI I FUNDIT:

Motorola do të quhet vetëm Moto

Motorola do të quhet vetëm Moto

Motorola do të ri-brendohet këtë vit, dhe kompania e famshme amerikane e cila është blerë nga Lenovo do të quhet vetëm Moto nga Lenovo. Lajmi është konfirmuar në CES nga drejtori ekzekutiv i Lenovo-së.

Lenovo e ka blerë kompaninë Motorola Mobility nga Google në 2014, dhe që nga atëherë ka lëshuar një numër të konsiderueshëm të pajisjeve në treg nën markën Motorola.

Por tani brendi i ri do të quhet vetëm Moto by Lenovo, dhe për këtë, COO i kompanisë, Rick Osterloh, ka thënë: “Ne ngadalë do të kalojmë në brendin e Moto”.

Motorola ka qenë brend shumë i njohur për një kohë të gjatë. Në fakt, kompania është një nga prodhuesit e parë të telefonave mobile dhe ishte gjithnjë një nga ato brendet më të popullarizuar në tregun global.


Sa prej jush e keni pasur ose e keni një telefon të Motorola-së?