LAJMI I FUNDIT:

Asus prezanton super-modelin ZenFone Zoom

Asus prezanton super-modelin ZenFone Zoom

Asus e ka bërë prezantimin zyrtar të modelit të saj të ri të telefonit - ZenFone Zoom me 13MP sensor plus 10-element Hoya lenta, të cilin do ta ofrojë në SHBA nga muaji shkurt, duke filluar prej 399 dollarë.

ZenFone Zoom do të ofrojë kamerë shumë konkurruese në krahasim me LG dhe Samsung, dhe gjithë këtë për një çmim nën 500 dollarë.

Përveç kamerës cilësore, ZenFone Zoom do të vijë edhe me ekranin prej 5.5 inç në 1080p me Gorilla Glass 4, Android 5.x Lollipop, dhe opsionet prej 64- apo 128-gigabyte memorie të brendshme.

Zoom gjithashtu do të ofrojë 4GB RAM, në procesorin quad-core Intel Atom Z3590 dhe baterinë me 3,000 mAh. (Telegrafi)