LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi Pad 2 shitet brenda një minute

Xiaomi Mi Pad 2 shitet brenda një minute

Muajin e kaluar Xiaomi e ka prezantuar Mi Pad 2. Tableti i kompanisë kineze vjen në dy variante: njërin që bazohet në Ëindoës 10 dhe tjetri në Android.

Por vetëm prej kësaj të hëne kanë filluar shitjet e modelit Mi Pad 2 64GB, për të cilin GizmoChina, ka thënë se është shitur e gjithë sasia brenda një minute të vetme.

Mi Pad 2 është më i hollë se paraardhësi i tij (8.5mm) dhe vjen me një “trashësi” prej vetëm 6.96mm. Pajisja peshon vetëm 322 gramë, e cila është 38 gram më e lehtë sesa versioni origjinal i Mid Pad.

Pajisja paketon një ekran me diagonalen prej 7.9-inç në IPS me një rezolucion prej 2048 × 1635 pikselëve dhe 326ppi.
Tableti gjithashtu posedon edhe procesorin me 2.24GHz Intel Atom x5-Z8500 quad-core dhe 2GB RAM LPDDR3.


Kamera e pasme e tabletit ofron 8MP f / 2.0 dhe 5MP në anën e përparme. Pajisja gjithashtu vjen me një bateri prej 6190mAh, e cila, sipas Xiaomi, ofron rreth 12 orë jetë të baterisë.

Xiaomi e shet variantin me 16GB për 156 dollarë, dhe variantin me 64GB për vetëm 203 dollarë. (Telegrafi)