LAJMI I FUNDIT:

Galaxy A9 i kalon testet e rregullatorëve, vjen së shpejti

Galaxy A9 i kalon testet e rregullatorëve, vjen së shpejti

Galaxy A9 së fundmi është certifikuar nga FCC, që ka lënë të nënkuptohet se pajisja do të lansohet së shpejti.

Ndërsa modeli i avancuar i telefonit të Samsung, përkatësisht linjës Galaxy A i ka kaluar edhe kriteret e TENAA, trupin rregullator të Kinës, i cili i ka zbuluar edhe disa nga specifikat e telefonit.

Galaxy A9 (SM-A9000) sjell ekranin me 6-inç në 1080 Super AMOLED, kamerën e pasme me 13MP në 1080p, kamerën e përparme me 8MP, sensorin për gishta si dhe Android 5.1 Lollipop.

Procesori i këtij modeli vjen në formën e octa-core Snapdragon 620, bashkë edhe me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. (Telegrafi)