LAJMI I FUNDIT:

Samsung Gear S2 edhe në versionin Gold

Samsung Gear S2 edhe në versionin Gold

Samsung Gear S2 është ndoshta një nga orat e mençura më të mira në dispozicion në treg për momentin.

Ora e Samsung bazohet në Tizen si sistemin e saj operativ në vend të Android Wear që po mbështet shumicën e modeleve tjera këto ditë.

Ndërsa tani sipas një thashethemi të ri thuhet se Samsung Gear S2 pritet të dalë në treg në dy opsione të reja të ngjyrave: platin dhe atë prej ari.

Këto opsione të ngjyrave nuk janë lansuar zyrtarisht, por pritet që një gjë e tillë të ndodhë shumë shpejtë.


Megjithatë, nuk është e sigurt se kur ora e re e Samsung do të shfaqet me këto ngjyra në treg, dhe në cilat tregjet do të jetë prezent.

Samsung Gear S2 vjen me korniza rrotulluese dhe një ekran me 1.2-inç në rezolucionin prej 360 nga 360 pikselëve, 512MB RAM, 4GB memorie, baterinë 250 mAh, certifikimin IP68 që e bën rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. (Telegrafi)