LAJMI I FUNDIT:

LG nuk ka në plan promovimin e G Flex 3

LG nuk ka në plan promovimin e G Flex 3

Kompania koreane LG raportohet se nuk e ka në plan që në të ardhmen e afërt të sjellë telefonin pasardhës të G Flex 2.

Në dy panairet e fundit “CES”, kompania kishte lansuar telefonin me ekran të lakuar LG G Flex dhe G Flex 2, por duket se në “CES 2016”, kjo nuk do të ndodhë.

Ky raportim i “GSMArena” bie në kundërshtim me raportet e kaluara që theksonin se LG G Flex 3 do të lansohet në mars me ekran 6-inç dhe trup të metaltë.

Sa i përket pajisjeve tjera, në vitin e ardhshëm LG pritet të sjellë telefonin G5 dhe pasardhësin e LG V10.