LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e para të Samsung Galaxy S7?

Rrjedhin pamjet e para të Samsung Galaxy S7?

Tashmë ka edhe dëshmi fizike se Samsung Galaxy S7 në të vërtetë ekziston si model në përpunim e sipër.

Në disa foto që kanë rrjedhur në internet shihen disa pjesë metalike të telefonit, që lënë të nënkuptohet se modeli më i ri i telefonit të Samsung do të vijë me një dizajn të avancuar.

Edhe pse nuk dihet saktë nëse pamjet e publikuara janë saktësisht të Galaxy S7, ajo që mund të thuhet është se trupi i metaltë i telefonave të rinj do të jetë një standard që do të përdoret edhe për një kohë. (Telegrafi)