LAJMI I FUNDIT:

Përdorni Gmail përmes Yahoo Mail

Përdorni Gmail përmes Yahoo Mail

Pas lejmit të aplikacioneve dhe shërbimeve të jashtme sikurse Hotmail, Outlook dhe AOL më herët gjatë vitit, Yahoo tani ka njoftuar se duke filluar prej sot të do të mundësojë edhe qasjen në Gmail nga emaili i saj Yahoo Mail.

Yahoo ka thënë se në kuadër të mundësisë që ajo ofron përfshihet e gjitha arkiva e Gmail, dhe jo vetëm 200 emailat e fundit.

Për më shumë Yahoo ka thënë se përmes lidhjes në email adresa të ndryshme, të gjitha prej tyre mund të kontrollohen prej një lokacioni të vetëm që është brenda Yahoo Mail.

Shërbimi i ri i Yahoo mund të përdoret përmes aplikacionit të saj në Google Play Store. (Telegrafi)