LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi 5 vjen në janar!?

Xiaomi Mi 5 vjen në janar!?

Nëse raportet e shumta mediale që vijnë nga Kina janë të sakta atëherë duhet thënë se lansimi i Xiaomi Mi 5 po afrohet. Modeli i ri i pajisjes Xiaomi Mi 5 është publikuar në rrjetin social kinez Weibo.

Raportet mediale sugjerojnë se data e prezanimit të Xiaomi Mi 5 do të jetë 21 janari.

Pajisja thuhet se do të vijë me ekranin që ka diagonalen prej 5.2” dhe mbështetet në procesorin e ri të Qualcomm – Snapdragon 820 SoC.

Ekrani i pajisjes do të ofrojë teknologjinë tashmë të njohur si Force Touch dhe Android 6.0 thuhet se do të vijë i para-instaluar.


Xiaomi Mi 5 do të vijë me dy variante. Njëri prej këtyre modeleve do të ofrohet për 311 dollarë, ndërsa versioni më i avancuar do të kushtojë 389 dollarë. (Telegrafi)