LAJMI I FUNDIT:

Pas “El Chapo”, ky është lideri i ri i kartelit të famshëm të drogës (Foto)

Pas “El Chapo”, ky është lideri i ri i kartelit të famshëm të drogës (Foto)

Pas arrestimit të njeriut më të kërkuar në botë El Chapo, një ish-bujk 68-vjeçar është udhëheqësi i ardhshëm i kartelit të drogës Sinaloa.

Ismael ‘El Mayo’ Zambada është nga e njëjta zonë rurale e Meksikës si Joaquin ‘El Chapo’ Guzman dhe është konsideruar si personi më i afërt, më i besuari i lordit të drogës, madje edhe si truri i organizimit të operacioneve të trafikut.

Ai besohet të ketë drejtuar kartelin për 17 muajt e fundit, teksa lideri i grupit ishte në burg para arratisjes së tij, në korrik të vitit të kaluar.

Edhe pse bijtë e El Chapo, Alfredo Guzman dhe Ivan Archivaldo Guzman janë aktiv në kartelin Sinaloa, është El Mayo, i cili shihet si lideri pasardhës i grupit.


Raul Benitez, një ekspert i sigurisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës shpjegoi: “Sinaloa nuk është shkatërruar. Ajo është dobësuar, por mund të rindërtohet sepse ka ‘Mayo’ Zambada”.

Sipas mediave, El Mayo shihet si ekspert i logjistikës dhe sigurisë së kartelit të drogës Sinaloa ndërsa El Chapo ishte “fuqia e muskujve”, përcjell panorama.

Në një profil në vitin 2010 që një revistë meksikane i kishte bërë El Mayo, ai është përshkruar si njeriu më i respektuar brenda dhe jashtë organizatës.

Ai dhe El Chapo, janë ‘dosta’ që ‘flasin regullisht në telefon”.

Ndërkohë, një zyrtar i tha “Los Angeles Times” vitin e kaluar: ‘Çdo gjë tregon se El Mayo Zambada qëndron pas organizatës’. Sipas raporteve, El Mayo është i dhunshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

Botë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Botë
Kalo në kategori