LAJMI I FUNDIT:

Zvicra e para për të gjashtin vit radhazi për konkurrencë

Zvicra e para për të gjashtin vit radhazi për konkurrencë

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar renditjen vjetore të konkurrencës ekonomike, e cila tregon se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë lëvizur përpara gjatë vitit të kaluar.

“SHBA-ja ka përmirësuar pozitën e konkurrencës për të dytin vit me radhë, duke u ngjitur për dy vende, përkatësisht në vendin e tretë. Japonia, ndërkaq, ka lëvizur nga pozita e nëntë në të gjashtën”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Zvicra zë vendin e parë për të gjashtin vit me radhë. /Telegrafi/