LAJMI I FUNDIT:

Në Seul kërkohet zyrtarisht kodi telefonik

Në Seul kërkohet zyrtarisht kodi telefonik

Autoritetet e Kosovës i kanë intensifikuar angazhimet e tyre për të siguruar sa më parë kodin telefonik 383 ose 384. Në fund të muajit tetor, ose në fillim të muajit nëntor, pritet të organizohet konferenca e ITU-së në Seul dhe në këtë konferencë do të bëhet kërkesa zyrtare që Kosova të pajiset me kodin e saj telefonik.

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Qeverinë e Serbisë, zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, në një prononcim për gazetën”Kosova Sot”, ka njoftuar se çështja e kodit telefonik të Kosovës është çështje e marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe ajo aktualisht është në fazën e bisedimeve.

Ajo ka thënë se të dyja palët janë në bisedime për ta përfunduar planin për zbatim. /Telegrafi/