LAJMI I FUNDIT:

Komuna e luksit

Komuna e luksit

Komuna e Shtimes është treguar “dorë lirë” në tenderin“Furnizim me material për zyra për institucionet e Komunës së Shtimes”. Zyrtarët e kësaj komune kanë përzgjedhur të furnizohen nga kompania me ofertën më të shtrenjtë për 267 mijë euro, krahasuar me ofertën më të lirë në këtë tender.

Kjo komunë në këtë tender ka përzgjedhur kompaninë “Promix” në vlerë prej 1 milion e 840 mijë euro, duke eliminuar nga gara kompaninë “Libri” edhe pse ishte shumë më e lirë.

Në arsyetimin për eliminimit të kësaj kompanie thuhet se ka ofruar çmime jo normalisht të ulëta.


Ndërkaq, Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si “gjykata e tenderëve” ka konstatuar se ky arsyetim është i papranueshëm dhe se Komuna e Shtimes ka bërë shkelje të ligjit gjatë këtij tenderi, me ç’rast ka urdhëruar që të anulohet vendimi i kësaj komune në lidhje me këtë tender dhe i njëjti të kthehet në rivlerësim. /Tribuna/