LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet dhënia e kartelave abonuese për studentët në mensë

Ndërpritet dhënia e kartelave abonuese për studentët në mensë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, në Prishtinë njofton të gjithë studentët e rregullt me banim privat se aplikimi për mbushje-kartela të studentëve për abonim në mensë ka përfunduar më 3 shtator.

“Meqenëse mensa e studentëve ka kapacitet të limituar si për nga hapësira, stabilimentet dhe stafi për ofrimin e shërbimeve të rregullta dhe cilësore, ndërsa kërkesat e studentëve janë enorme, Bordi i Qendrës së Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kanë marrë vendim që të ndërpritet aplikimi respektivisht dhënia e mëtutjeshme e kartelave për abonim në mensë”, thuhet në një njoftim nga QSUP-ja.

Po ashtu thuhet se studentët të cilët janë evidentuar për kartela-mbushje, të njëjtat do t’i marrin sipas orarit të paracaktuar me të cilin janë njoftuar me rastin e evidentimit./Telegrafi/