LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia pësoi regres

Ekonomia pësoi regres

Sundimi i dobët i ligjit, problemet në zbatimin e kontratave, prania e madhe e ekonomisë joformale që dëmton bizneset e rregullta dhe papunësia, janë këto vetëm disa nga kritikat e paraqitura në Raportin e Progresit për sektorin e ekonomisë.

“Sundimi i ligjit dhe mungesa e parashikimeve fiskale vazhdojnë të jenë një pengesë shumë e madhe për ekonominë. Duhet bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar konkurrencën në sektorin privat, si dhe për të krijuar një sistem fiskal më të qëndrueshëm”, thuhet në Raportin e Progresit.

Raporti ka vlerësuar se tregjet e fuqisë punëtore karakterizohen nga një pjesëmarrje e ulët, si dhe nga shkalla e lartë e papunësisë, shkruan Kosova Sot.


Një numër i të rinjve janë të papunë, si dhe ka shumë të atillë që tash e një kohë të gjatë janë të papunë, pra janë të papunë afatgjatë”, thuhet në raport ku ka vërejtje edhe për mosprivatizimin e PTK-së. /Telegrafi/