LAJMI I FUNDIT:

Biznesi po merr teposhtën

Biznesi po merr teposhtën

Rënia e investimeve të huaja direkte (IHD) është kërcënim për ekonominë e Kosovës. Referuar raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bilanci i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë në tremujorin e dytë të vitit 2014 ka shënuar vlerë negative prej 3.6 milionë eurosh.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se politikat ekonomike për të bërë biznes në Kosovë janë të pafavorshme. Sipas tij, si rezultat i kësaj, ka mbyllje të vazhdueshme të bizneseve, zbehje të iniciativave të reja për të bërë biznes, njëkohësisht edhe rënie të investimeve, qoftë vendore apo të huaja. “Këtë gjendje të pafavorshme e vërtetojnë të gjitha publikimet që bëhen nga institucionet si: Banka Qendrore e Kosovës, Enti Statistikor dhe ne si Aleancë e Bizneseve”, ka thënë ai.

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, kur bëhet fjalë për politika të pafavorshme fiskale, ende në Kosovë bizneset prodhuese u nënshtrohen taksave të doganës gjatë importit të prodhimit, lëndës së parë retromaterialit dhe pjesëve rezervë. “Këto ngarkesa janë ende pa filluar punën në biznes. Me këto ngarkesa kushtet për biznes në Kosovë janë të pafavorshme, krahasuar me bizneset konkurrente.


Njëkohësisht, edhe politikat inventive në Kosovë janë të pafavorshme, pasi normat e kamatave në bankat komerciale janë të larta që po e vështirësojnë punën e bizneseve, por po e rrezikojnë edhe vetën për t’iu kthyer kreditë”, ka deklaruar ai.

“Kjo tregon se në Kosovë nuk kemi ambient të mirë biznesor. Sistemi gjyqësor e dëmton biznesin, por edhe prokurimi publik, i cili shpesh nga shkeljet e rënda të operatorëve ekonomikë ndaj konkurrencës, ka bërë që shumë biznese të ankohen dhe ta humbin besimin e një trajtimi të barabartë nga ky institucion”, ka potencuar ai.

Alban Zogaj nga Instituti “RIINVEST” thotë se ndër arsyet kryesore të rënies së investimeve të huaja është ambienti i pafavorshëm biznesor në Kosovë.

“Një ndër arsyet kryesore në rënien e investimeve të huaja në Kosovë është mjedisi i pafavorshëm biznesor. Edhe pavarësisht shumë rekomandimeve e sugjerimeve, shumë pak është punuar në këtë drejtim. Normalisht se problemet në mjedisin biznesor janë shume komplekse, duke filluar nga gjyqësori e deri tek infrastruktura fizike”, ka deklaruar Zogaj.

Sipas tij, indikatorë të tjerë të rënies së investimeve janë edhe rrjedhat e fundit politike. “Konsideroj se edhe ngjarjet e fundit politike kanë ndikuar që investitorët potencialë ta pushojnë aktivitetin e tyre. Një vend pa Qeveri stabile nuk ofron siguri për investitorët e huaj dhe ata janë shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, theksoi Zogaj. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori