LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it në grevë nga 22 tetori

Punëtorët e KEDS-it në grevë nga 22 tetori

Nga 22 tetori, punëtorët e KEDS-it do të hyjnë në grevë, si pasojë e mos realizimit të kërkesës së tyre, për ngritje të pagave prej 120 euro, nga ana e menaxhmentit të KEDS-it.

Fehmi Pajzaiti, kryetar i Federatës Sindikale “Elektrokosova”, në një konferencë për media tha se pas shterjes së të gjitha mundësive ligjore, ata kanë vendosur që tashmë të hyjnë në grevë, në rast se deri në datën e caktua, nuk do të ketë ndonjë marrëveshje me menaxhmentin e KEDS-it.

“Tash ka ardhur momenti dhe koha dhe pas diskutimeve shumë të gjata dhe pas shterjes së gjitha mundësive ligjore, ka ardhur deri tek ajo se nuk kemi rezultat me anë të bisedimeve as nga ana ligjore dhe është marrë vendim pas bisedave ose diskutimeve ose takimeve të punëtorëve n të gjitha distriktet…Është marrë pëlqimi dhe është dhënë afati, se në qoftëse nuk ka realizim të kërkesave ose kërkesës së parë saktësisht, punëtorët e KEDS-it do të futen në greva, duke filluar prej datës 22, 23 dhe 24 tetor, po të këtij muaji”, tha ai.


Ndërsa mos futjen në grevë, menjëherë pas protestave të mbajtura muaj më parë ashtu siç kishin paralajmëruar, ai e arsyetoi me zgjedhjet e mbajtura në vend, duke pohuar se ligji mbi grevat, nuk e lejon një gjë të tillë.

Pajaziti, i cili ishte ftuar sot në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha se kanë marrë zotime se do të bëjnë përpjekje, që të kontaktojnë menaxhmentin e KEDS-it, me qëllim që kërkesat e punëtorëve të realizohen, para datës së caktuar për mbajtjen e grevave. “Jemi të hapur për të gjithë për bisedë, për dialog. Mirëpo jemi të pathyer dhe të palëkundur në realizimin ose saktësisht në mbajtjen e grevës, në datën e proklamuar 22, 23, 24 në qoftëse nuk arrihet marrëveshje paqësore..Përpos punës së pagës që ka qenë kërkesë imediate, tash ka filluar edhe një pjesë tjetër, një lojë me punëtorë nga ana e menaxhmentit të KEDS-it”, tha ai.

Edhe Besim Nikçi nënkryetar i Federatës Sindikale “Elektrokosova”, tha se kësaj radhe nuk do të lëshojë pe, përkundër asaj që janë të vetëdijshëm, për momentet në të cilat po kalojnë institucionet e vendit.

Megjithatë shpreson në ndërmjetësimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshje, para datës së caktuar për fillimin e grevës. Ndryshe, me greva do të mbahet në të gjitha distriktet nga data 22 deri më 24 dhjetor.

Në ditën e parë të grevës, punëtorët nga të gjitha dikasterët në mënyrë të organizuar do të mbahet para drejtorisë së KEDS-it në Prishtinë. Kurse, dita e dytë do të mbahet nëpër dikastere, si dhe para drejtorive të KEDS-it në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. /Telegrafi/