LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit sot në grevë

Zjarrfikësit sot në grevë

Situata e krijuar në shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës ka bërë që për të gjitha pakënaqësitë punonjësit e këtyre shërbimeve të hyjnë në grevë, në vendin e punës, për një orë.

Ndër arsyet që kanë bërë që zjarrfikësit të hyjnë në grevë janë “statusi i shërbyeseve civil, pa gradime, pa pajisje edhe personale, me automjete të viteve 70-ta , pajisjet të pa kontrolluara periodikisht sipas deklaratës së prodhuesit, pa aplikim të masave për Mbrojtje dhe Siguri në Punë, ku edhe lëndimet në punë ,shpenzimet mjekësore duhet vet Zjarrfikësit ti kompensojnë”.

“Mos zbatimi i Ligjit të punës, ligjittë Shërbyeseve Civil dhe ligjit të pagave të Shërbyeseve Civil, ku në vazhdimësi jemi të diskriminuar sa i përket kompensimit të ndërrimit të natës, festat shtetërore, orët jashtë orarit asnjëherë nuk u kompensuan që nga pas lufta, mandej paga bazë më e ulëta nga të gjitha shërbimet Emergjente, koeficientimë i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarve, në disa Komuna4.83”, shkruhet në paralajmërimin për medie për mbajtjen e grevës. /Telegrafi/