LAJMI I FUNDIT:

AAK përkrah zjarrfikësit

AAK përkrah zjarrfikësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK) vlerëson se kushtet e punës së zjarrfikësve në Kosovë janë të mjerueshme dhe se përkrah kërkesat e arsyeshme të tyre.

“Njëkohësisht, zotohemi se me formonin e qeverisë së re do të punohet shumë që të përkrahet kjo kategori e emergjencave, si në aspektin e mirëqenies së tyre, edhe në aspektin e kushteve dhe pajisjeve për punë, të cilat janë të mjerueshme. Po ashtu, gjatë qeverisjes së re, ne do të zgjidhim çështjen e statusit të njësive të zjarrfikësve shpëtues, që tash për tash është e mjegulluar në raportin midis MPB-së dhe Komunave”, thuhet në një komunikatë të AAK-së. /Telegrafi/