LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Ushqimit

Dita Botërore e Ushqimit

Për këtë vit tema për Ditën Botërore të Ushqimit është – Bujqësia Familjare: “ Ushqejmë botën, duke u kujdesur për tokën”, dhe është përzgjedhur për profilet e bujqësisë familjare dhe fermat e vogla.

Botërisht i është kushtuar rol i rëndësishëm bujqësisë familjare për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqyerit, përmirësuar jetesën, menaxhimin e burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit, dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, në veçanti në zonat rurale.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vitin 2014 e ka emëruar si “ Viti Ndërkombëtar i Bujqësisë Familjare”.


Ky është një sinjal i fortë se komuniteti ndërkombëtar njeh kontributin e rëndësishëm të fermerëve të familjes në sigurimin e ushqimit në botë. /Telegrafi/