Kontrata e përgjithshme kolektive, e cila pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2015, do të rrisë koston financiare të kompanive dhe, rrjedhimisht, mund të shkaktojë shkurtime të vendeve të punës në sektorin privat, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.
Kjo kontratë kolektive ishte nënshkruar në mars të këtij viti nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Aleancës Kosovare të Biznesit, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Këshillit Ekonomik Social.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në atë kohë kishte kundërshtuar nënshkrimin e kësaj kontrate, për shkak se, siç thonë ata, ishte bërë në kohë të fushatës zgjedhore, dhe si e tillë iu kishte shërbyer synimeve populsite.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se si e tillë, kjo kontratë kolektive ndikon në rëndimin e barrës financiare te bizneset. “Duke e ditur se sa vit i vështirë ekonomikisht ka qenë viti 2014, për shkak të ngërçit politik dhe ndikimeve që ai ka pasur në sektorin privat dhe në rritjen e përgjithshme ekonomike, atëherë natyrisht se hyrja në fuqi e kësaj kontrate tani në këtë kohë, në këtë periudhë të vështirë, do të ketë pasoja të mëdha”, thotë Zeka.
Ai dyshon në atë se sektori privat do të mund të arrijë t’i zbatojë të gjitha dispozitat që dalin nga kjo kontratë kolektive dhe në rrethana të tilla, siç thekson ai, shumë kompani do të detyrohen t’i shkurtojnë vendet e punës. “Do të ketë rritje të ngarkesës financiare mbi bizneset, për shkak se shumë detyrime që dalin nga kjo kontratë krijojnë kosto financiare. Dhe, në rrethana të tilla, kur bizneset nuk kanë pasur mundësi të rriten për shkak të rënies së aktivitetit afarist, atëherë natyrisht për të përmbushur dispozitat e tilla, duhet t’i shkurtojnë vendet e punës, në mënyrë që të ruajnë performancën e mirë financiare”, shpjegon Zeka.
Kontrata e përgjithshme kolektive përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, atë të lehonisë, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
Në anën tjetër, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, konsideron se kontrata kolektive duhet të zbatohet.
Sa i përket kostos financiare që mund të ketë kjo kontratë për bizneset, ai thotë se për këtë kanë qenë të vetëdijshëm përfaqësuesit e bizneseve kur kanë bërë nënshkrimin e saj. “Për implikime buxhetore sindikata dëshiron që pronarët e firmave të kenë fitim solid, por jo fitim marramendës. Për këto është dashur dhe besoj se vetë asociacionet e punëdhënësve kanë menduar se mund t’ia dalin në përmbushjen e kësaj kontrate, pasi që edhe vetë Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit e kanë paraparë që nuk e ngarkon buxhetin e kompanive dhe edhe ata janë nënshkrues të kësaj marrëveshjeje të përgjithshme”, thekson Jusufi.
Në kohën kur është bërë nënshkrimi i kësaj kontrate, pronarë të disa kompanive kishin deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kontrata kolektive, do të sjellë implikime buxhetore për kompanitë e tyre, megjithatë ishin zotuar për zbatimin e saj.
Derisa, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës kishin theksuar se do të jenë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se do të sigurojnë përmbushjen e të drejtave, që iu takojnë punëtorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh