KEDS-i nuk arrin të kuptojë ankesat e punëtorëve të saj puna e rrogave pasi sipas kompanisë që bënë furnizimin me energji elektrike në Kosovë, stafi i saj ka rrogat që janë më të mëdha se mesatarja e rrogave të Kosovës.
KEDS ka reaguar pas paralajmërimeve të sindikatës së punonjësve të saj se do të nisin grevë nëse rrogat e tyre nuk ngritën, njëjte siç u janë ngritur punonjësve të KEK-ut.
“Konsiderojmë që rroga mesatare në KEDS në vlerë prej 560 eurove, është shumë më e lartë se rroga mesatare në Kosovë…ndonëse për të qenë të drejtë në llogaritje nuk kemi përfshirë rrogat e nivelit të menaxhmentit”, sqarohet KEDS përmes një komunikate për media.
Bashkim Bellaqa, Drejtor për Statistika Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fillim të këtij muaji se në bazë “të dhënave te muajit Qershor, 2014 paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është: 441 euro”.
Kërkesa e Sindikatës së KEDS-it për rritje rrogash është bërë pasi KEK-u iu ka rritur rrogat punonjësve të saj.
Mirëpo, KEDS thotë se e ka edhe një arsye tjetër pse e kundërshton kërcënimin e sindikatës për grevë. Kompania për furnizimin me energji elektrike insiston në respektimin e ligjit në Kosovë duke thënë që të gjitha procedurat ligjore duhet respektuar dhe duke insistuar në ndërmjetësim, ashtu siç është e paraparë me ligj. Përveç tjerash, në rast të organizimit të grevës për kohë më të gjatë, qytetarët do të mbesin pa shërbime në sektor jetik, siç ata e quajnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh