KEDS ka investuar në Nabërgjan të Pejës duke rritur kualitetin e shërbimeve dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Kjo është arritur falë zëvendësimit të 10.5 km kabllo dhe 161 shtyllave nga betoni që kanë zëvendësuar ato të drurit.
Nabërgjani i Pejës tashmë merr frymë lirshëm. KEDS ka investuar në rrjetin e tensionit të ulët duke rregulluar përfundimisht problemin e furnizimit që kishin ata. Intervenimi është bërë në dy trafo të këtij fshati, që kanë shkarkuar kapacitetet, përkatësisht në trafon tek Osmantafilët dhe te Bërbatët.
“Investimi ka shkuar në rregull. Kemi pasur bashkëpunimin e plotë të Komunës së Pejës, sikurse edhe të qytetarëve”, thotë Armend Hoti, specialist për zhvillim të rrjetit në Distriktin e Pejës. Nabërgjani është një nga fshatrat më të mëdha të kësaj komune, përderisa tensionin e kishin mjaft të ulët. “Gjendja ka ndryshuar. Tash konsumatorët marrin shërbime mjaft kualitative”, thotë Hoti.
Konsumatorët janë ndarë mjaft të kënaqur. “Na ka ndryshuar jeta për të mirë. Tash nuk kemi nevojë ta ndezim agregatin për shkak të tensionit të dobët”, thotë Sylë Lajçi, në të gjashtëdhjetat e vona, pronar i një sharre për përpunim druri. “Gjendja nuk ka qenë aspak e mirë, më herët e kishim shumë të vështirë të punonim, pasi biznesi ynë është shumë i varur nga energjia elektrike për aktivizimin e pajisjeve. Tash nuk ka kësi problemesh”, shton Lajçi, një rugovas me origjinë.
KEDS nuk është kursyer me këto investime. “Tek TS Osmantafilët kemi shtrirë 2.8 km kabllo, 45 shtylla dhe kemi bërë zhvendosjen e pikave matëse në shtyllat elektrike për 83 konsumatorë”, thotë Adem Hajdini, projektmenaxher i këtij projekti. Pos shërbimeve më kualitative është rritur edhe siguria e furnizimit. “Shikoni shtyllat e betonit, ato e kanë rregulluar edhe pamjen, sikurse na bëjnë të ndihemi shumë më të sigurt”, thotë Lajçi. KEDS njëjtë ka vepruar edhe në lagjen tjetër, atë të Bërbatëve. Aty disa fëmijë në vendin ku ishin shtyllat e vjetra elektrike, tashmë po luanin volejboll, pasi shtyllat ishin larguar skaj rrugës, falë vizionit të Armend Hotit, i cili ishte angazhuar jashtëzakonisht shumë që ky projekt të përfundojë me sukses.
“Dëshironim që shtyllat që kishin zaptuar sheshin e vetëm të lagjes të largoheshin nga aty në mënyrë që banoret të kishin ku të çlodheshin dhe shihet që ia kemi arritur. E kemi pasur edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve për këtë”, thotë Hoti.
Edhe konsumatorët e kësaj lagje kanë fjalë të mira për projektin. “Falënderojmë KEDS-in për këtë investim. Tash marrim frymë shumë më lirshëm”, thotë Armend Bërbati, pronar i një biznesi që merret me përpunimin e shufrave të hekurit. Edhe këtu janë vendosur shtyllat e betonit, sikurse kabllot e reja. “Tek trafo e Bërbatëve kemi vendosur mbi 7.6 km kabllo, 116 shtylla dhe kemi zhvendosur njehsorët për 85 konsumatorë”, thotë projektmenaxheri Hajdini.
Ky projekt ka ulur edhe humbjet në të dy trafostacionet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh