LAJMI I FUNDIT:

Çahet asfalti i rrugës Prizren-Novoselan, i ndërtuar 2 vjet më parë

Çahet asfalti i rrugës Prizren-Novoselan, i ndërtuar 2 vjet më parë

Rruga e asfaltuar nga Prizreni deri në Novoselan, e përuruar dy vjet më parë e që i ka kushtuar buxhetit komunal rreth 240 mijë euro, tashmë ka plasaritje përgjatë shtrirjes së saj, për të cilën gjë janë ankuar pjesëtarët e komunitetit të këtij lokaliteti.

Sipas tyre, autoritetet lokale duhet të marrin masa që këto të çara të sanohen dhe që rruga të mos dëmtohet edhe më shumë, pasi që po afrohet sezoni dimëror, shkruan Koha Ditore.

Ferid Fejza, duke folur në emër të banorëve të fshatit Novoselan, ka theksuar se asfaltimi i rrugës ka zgjidhur një problem të madh sa i përket lidhjes me qytetin e Prizrenit, porse plasaritjet e paraqitura në rrugë paraqesin brengë që duhet trajtuar sa më parë nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/