Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, vlerëson se Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi për ta zhvilluar një treg të përbashkët shqiptarë, por që sipas tij, kjo nuk po ndodhë për shkak se po pengohet nga lidhjet e ngushta të politikanëve të të dy vendeve tona, që ata kanë krijuar lidhje të ngushta me oligarkët e sferave të ndryshme biznesore dhe aspak interesat kombëtare.
Krasniqi në një shkrim autorial ka thënë se shqiptarëve nuk u duhet tregu i “krundeve” të përbashkëta, por u duhet tregu i përbashkët zhvillimor i konkurrueshëm, jo vetëm për tregun shqiptar.
Shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit:
Themeluesit e Bashkimit Evropian të sotshëm, që në vitet e pesëdhjeta e patën filluar krijimin e tregut të përbashkët për thëngjill e çelik e më vonë edhe për energji atomike. Ajo politikë në mënyrë sistematike është angazhuar për ekonominë e lirë të tregut (ekonominë e përbashkët), për tregun e lirë e pa pengesa. Kjo politikë vizionare nuk u ndal vetëm me ekonominë e tregut të lirë për thëngjill, çelik dhe energji atomike, por u shtri, dalëngadalë edhe në sfera tjera të jetës si të lëvizjes së lirë të kapitaleve, shërbimeve dhe punës. E më vonë është vazhduar në politika ambientaliste e sociale dhe ka vazhduar edhe në fushat që për një kohë kanë qenë të rezervuara për politikat nacionale, siç janë: politika e jashtme, siguria dhe drejtësia.
E thashë në pika të shkurtra çështjet e më sipërme, për t’ia përkujtuar politikës shqiptare (qeverive tona), në të dy anët e kufirit, se duhet sa më parë t’i eliminojnë të gjitha pengesat që e pamundësojnë zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë (tregun e përbashkët) shqiptarë në të dy anët e kufirit. Mundësitë e krijimit të politikave të reja edhe në fushat tjera të jetës, po bëhet domosdoshmëri dhe interes jetik jo vetëm i shqiptarëve, por i gjithë rajonit tonë.
Por, në rajonin tonë, të njohur ndryshe edhe si Evropë Juglindore, edhe përkundër interesave dhe mundësive të shumta të bashkëpunimit ekonomik, ende nuk kemi një frymë politike në interes të zhvillimit e të bashkëpunimit në ketë pjesë të Evropës ku tifozëria huligane i dikton politikës. Derisa të krijohen ato kushte bashkëpunimi, ne shqiptarët duhet të përshpejtojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve tona gjë që është shumë më i lehtë, për faktin se mes nesh nuk ka pengesa gjuhësore apo kulturore, veçse nëse e kemi lidhur vetveten.
Këtu kërkohet vetëm vullneti i mirë politik i krerëve të politikës kombëtare, me kushtin që ata të punojnë për interesin e kombit. Sipas të gjitha gjasave kjo politikë e interesit kombëtar është duke u penguar nga lidhjet e ngushta të politikanëve të lartë të të dy vendeve tona, që ata kanë krijuar lidhje të ngushta me oligarkët e sferave të ndryshme biznesore, të cilët pa dyshim janë duke i mbrojtur interesat e tyre ekonomike e financiare dhe aspak interesat kombëtare.
Për t’u realizuar ekonomia e tregut të lirë (tregu i brendshëm shqiptar) në mes Shqipërisë dhe Kosovës, përveç vullnetit politik është e domosdoshme që të organizohen trupa ekzekutive profesionale, të cilat duhet ta marrin përgjegjësinë për ekzekutimin e politikave programore te të dy qeverive, që pa dyshim do të ishin në interes të të gjithë shqiptarëve. Sigurisht që shqiptarëve nuk u duhet tregu i “krundeve” të përbashkëta, ky treg nuk i duhet askujt. Ne na duhet tregu i përbashkët zhvillimor i konkurrueshëm, jo vetëm për tregun shqiptar. Veç kësaj, në mes ministrive të ndryshme të Shqipërisë e të Kosovës janë nënshkruar disa marrëveshje të mira, por askush nuk e ka përcjell realizimin e tyre. Ne duhet të edukohemi, jo vetëm me kulturën e fillimit të një pune të mirë, por edhe të realizimit deri në finalizim të saj për gjithçka që merremi vesh.
Kur mundin evropianët me gjithë atë konglomerat kombesh që kanë brendapërbrenda për të pasur tregun e përbashkët, pse nuk mundim ne shqiptarët që jemi një komb e dy shtete, që më pas presim të bëhemi edhe pjesë e integruar e Bashkimit Evropian, atje ku janë eliminuar moti kohë këto barriera. Nëse për t’u bërë pjesë e integruar e BE-së kemi shumë pengesa të përcaktuara nga të tjerët për shkak të “standardeve para integrimit”, pengesat e brendshme varen kryekreje nga ne shqiptaret, që po “qajmë me lot krokodili” për t’u integruar në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh